Ismet Çitaku
i lindur më 24.07.1953 në fshatin Çitak-Komuna e Skenderajit.
Jeton dhe punon në Mitrovicë.Arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollen fillore dhe të mesme të ulët " Fazli Greiçevci " në Shipol-Mitrovicë,prej vitit 1979 deri më 2008 dhe tani në shkollën " Shaban Idrizi " në Zhabar.
Ka vijuar trajnimet:
- KEDP - Projekt për aftësimin e mësimdhënësve
- KEDP - Mësimdhënia me nxënës në qendër
- Qeverisja demokratike e shkollave
- Njohuri psikosociale dhe ndihmë fëmijët e traumatizuar dhe fëmijëve me nevoja të veçanta.
- Trajnimi për drejtor të ardhshëm për të gjitha tipet e shkollave dhe
- Përmirësimi i vlersimit me bazë në shkollë - si fasizilator.
Ka edhe mirënjohje nga shkollat:
- "Fazli Greiçevci" në Shipol,viti 2007
- "Shaban Idrizi" në Zhabar,viti 2008 dhe
- Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë në vitin 2011.